15:38 / 09.05.2021
Florent Hadergjonaj në formacionin më të mirë të Superligës turke
Këtë fundjavë u mbyll java e 40-të e Superligës turke, teksa Kasimpasa arriti të marrë një fitore me shumë vlera ndaj Erzurumspor, duke qëndruar jashtë zonës së rrezikut të rënies në Ligën e Parë.
Një nga më të mirët në fushë ishte edhe mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadergjonaj, që arriti të jetë hermetik në krahun e tij në mbrojtje dhe të ndihmojë skuadrën deri në fundin e linjës në aksionet sulmuese.
Ai meritoi notën 7.7 nga Sofa Score, teksa prestigjiozja De Marke e vendos dardanin në formacionin më të mirë të Superligës Turke për javën e 40.
Vend në 11-shen më të mirë në Turqi zuri edhe Caleb Ekuban.























