Shtyhet mbajtja e testit PISA, shkaktar pandemia
Albana Bajrami
Pandemia Covid-19 ka bërë që Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ta shtyjë mbajtjen e testit PISA në të gjitha vendet që kanë aplikuar. Testi ishte paraparë të mbahej këtë vit, por është shtyrë për vitin 2022. Ndërsa në Kosovë, pilotimi i testit PISA, i cili pritej të niste gjatë muajit prill, do të mbahet në muajin qershor të këtij viti.
Testi pilot për pjesëmarrjen në PISA 2022, në Kosovë do të organizohet gjatë muajit qershor të këtij viti. Shefi i Divizionit për Vlerësim dhe Standarde në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Fatmir Elezi, ka bërë të ditur për Radio Kosovën se shtyrjet janë bërë për shkak të situatës me pandeminë. Ai tha se tashmë janë përzgjedhur më shumë se dy mijë nxënës nga 40 shkolla në nivel vendi për të marrë pjesë në testin pilot.
“Elezi, bëri të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e testit pilot PISA 2022. Ndërkohë, njohës të çështjeve të arsimit theksojnë se pilotimi i këtij testi nuk do të ndikojë në përgatitjen dhe ngritjen e njohurive të nxënësve. Rinor Qehaja, nga Instituti Edguard, tha për Radio Kosovën se nuk pret ndonjë rezultat të mirë në testin PISA 2022”, thotë Elezi.
“Për pilotimin e testit PISA 2022 janë informuar 40 shkollat pjesëmarrëse, ku do të marrin pjesë nxënësit e lindur në janar të viti 2005 deri më 31 dhjetor 2005. Ndërsa në testin final PISA 2022 numri i shkollave dhe nxënësve pjesëmarrës do të jetë më i madh se në testin pilot. Në testin PISA 2015 dhe në PISA 2018, Kosova është radhitur në vendet e fundit”, thotë Qehaja.























