AAK: Nuk marrim pjesë në dialogun Kosovë – Serbi
Pak kohë ka mbetur kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, do të takohen në Bruksel për të shtyerë përpara agjendën e dialogut Kosovë- Serbi, që do të mund të përfundonte me një marrëveshje mes dy palëve.
Derisa kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar një konsesun ndërmjet subjekteve politike që janë pjesë e Kuvendit, zyrtarë të lartë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i kanë thënë Gazeta Blic se ky subjekt politik nuk do të marrë pjesë në dialogun e nisur tash e disa vjet.
Besnik Tahiri, shef i grupit Parlamentar të AAK, ka thënë se sipas Kushtetutes së Kosovës, Qeveria ka obligim të merret me këtë dhe se AAK nuk do të jetë pjesë e asnjë grupi apo strategjie për dialogun Kosovë Serbi.
“AAK nuk do të marr pjesë as në grupe teknike e as në zbatimin e këtij procesi, por do të ushtroj rolin e vet në Kuvend, duke kërkuar informim e raportim për dialogun”, ka thënë Tahiri.
Ai ka nënvizuar se pa rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë, zor se ky proces mud të marr epilogun e duhur.
“Roli udhëheqes i SHBA dhe vendeve europiane me ndikim si Gjermania është kruciale. Çfarë do rrshitje në biseda teknike nuk është asgjë tjetër vetëm humbje kohe në këtë tem”, ka thënë Besnik Tahiri.

Shefi i GP të AAK, ka vlerësuar se çfardo marrëveshje që mund t’i rivizatoj kufijt e Kosovës për AAK do të jetë e papranueshme dhe se një gjë të tillë ky subjekt nuk do ta lejoj.
“AAK është për një marrëveshje që nuk prek kufijt aktual dhe rendin kushtetues, rregullimit të brendshëm qeverisës, është e papranueshme dhe AAK nuk do të lejoj këtë. Njohja reciproke është zgjidhja e vetme”, ka thënë ai.























