13:41 / 11.05.2021
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafire e parë do të jetë Fatlinda Karahoda - drejtoreshë e shkollës “Ali Sokoli”. Ajo flet për Ditën ndërkombëtare të infermierisë.
Kurse Dorentina Podrimqaku - zv. drejtoreshë e Qendrës për Informim dhe Përmirësim Social, flet për Javën e terapisë së artit.
Kurse mysafir tjetër do të jetë Bajram Kosumi shkrimtar, publicist.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























