Franca do të vazhdojë ta mbështesë arsimin dhe kulturën në Kosovë
BKT
Lajme

Franca do të vazhdojë ta mbështesë arsimin dhe kulturën në Kosovë

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci është takuar sot me ambasadoren e Francës në Kosovë znj, Marie-Christine Butel

Së bashku ata biseduan për gjendjen në arsim si dhe vazhdimin e bashkëpunimeve tona në fushën e arsimit të lartë duke cekur mundësinë për bashkëpunim me Institucionet e Arsimit të Lartë në Francë.

Ky është njoftimi i plotë i ministres:

Ishte kënaqësi për mua t’a pres në takim ambasadoren e Francës në Kosovë znj, Marie-Christine Butel dhe këshilltarin për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore, Donato Giuliani.
Biseduam për gjendjen në arsim si dhe vazhdimin e bashkëpunimeve tona në fushën e arsimit të lartë duke cekur mundësinë për bashkëpunim me Institucionet e Arsimit të Lartë në Francë.
Po ashtu pjesë e diskutimit ishte edhe arsimi profesional, fusha e turizmit dhe hotelerisë.
Ambasadorja Butel shprehu gatishmërinë për të na mbështetur në prioritetet tona por edhe në planet për zhvillimin e arsimit në Kosovë.
E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Franca për Kosovën. Vlerësojmë ndihmën e shteteve mike, është një përkrahje e madhe për ne.


MË SHUME NGA Lajme