Napoli-Udinese, publikohen formacionet zyrtare
Skuadra italiane Napoli pret sot në shtëpi Udinesen, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 36 të Serie A.
Tri pikët janë shumë të rëndësishme për napolitanët që të mbajnë gjallë shpresat për të siguruar një vend në Top 4 këtë sezon.
Momentalisht, Napoli gjendet në vendin e katërt me 70 pikë, një më shumë se Juventusi në vendin e pestë, dhe dy pikë më pak se Atalanta e Milani që gjenden në pozitat dy dhe tre në tabelë.
Në anën tjetër, skuadra e Udineses pas 35 ndeshjeve pozicionohet e 11 në tabelë, me gjithsej 40 pikë të arkëtuara.
Formacionet zyrtare:
Napoli (4-2-3-1): Meret; Hysaj, Manolas, Rrahmani, Di Lorenzo; Ruiz, Bakayoko; Insigne, Zielinski, Lozano; Osimhen
Udinese (3-5-1-1): Musso; Stryger Larsen, Becao, Bonifazi; Molina, De Paul, Makengo, Walace, Zeegelaar; Pereyra; Okaka .























