Musliu: Kërkuam nga Ajeti informata për `non-paper` dhe incidentin në veri
Kryetarja e Komisionit për Mbikqyren e AKI, Ganimete Musliu ka njoftuar se në takim me drejtorin e kësaj agjencie, Petrit Ajetin u diskutuan për dy tema: incidenti i alpinistëve në veri dhe qarkullimi i një dokumenti të quajtur “non-paper”.
“Kishim takim njoftues me drejtorin e ri të AKI-t, por gjithsesi pati edhe pyetje që parashtruam unë dhe anëtarët e komisionit. Vlen të ceket se dy nga pyetjet e parashtruar ishin: informacione rreth incidentit me alpinistët në veri të Mitrovicës dhe po ashtu e pyetjen se a ka njohuri rreth një sekreti publik që është diskutuar jo vetëm në qarqet e brendshme po edhe ato ndërkombëtare, pra ‘non-papers’ që është diskutuar mjaft shumë”, është shprehur Musliu para gazetarëve.
Musliu gjithashtu tha se u vendos që të ftohet në Komision kryeinspektori në mënyrë që të ketë pasqyrim të qartë rreth gjendjes në AKI.























