Bislimi takon Weidinger, konfirmohet mbështetja e Austrisë drejt BE-së
BKT
Lajme

Bislimi takon Weidinger, konfirmohet mbështetja e Austrisë drejt BE-së

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrim Europian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Ambasadori Weidinger e uroi zëvendëskryeministrin Bislimi për detyrën dhe përgjegjësitë e reja. Ai theksoi se Austria do të vazhdojë të mbështesë Qeverinë e Republikës së Kosovës, sikurse dhe popullin e Kosovës, në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian. Ai veçoi fushën e arsimit të lartë dhe atë të investimeve direkte si pika kryesore të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Austrisë ia ka dhënë Kosovës, dhe theksoi vullnetin dhe gatishmërinë për të shtuar bashkëpunimin edhe në fusha të ndryshme me interes për të dyja vendet.

Ambasadori Weidinger dhe zëvendëskryeministri Bislimi diskutuan edhe për situatën me pandeminë Covid-19 në Kosovë, vizitën e kryeministrit Kurti dhe zëvendëskryeministrave Bislimi e Gërvalla në Bruksel, si dhe dialogun Kosovë-Serbi.


MË SHUME NGA Lajme