Mehaj dhe Stjernvall pajtohen për zgjerimin e bashkëpunimit
BKT
Lajme

Mehaj dhe Stjernvall pajtohen për zgjerimin e bashkëpunimit

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, znj. Pia Stjernvall.

Me këtë rast, ambasadorja Stjernvall, uroi ministrin Mehaj për detyrën si dhe shprehu vullnetin e saj dhe shtetit finlandez për fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh me theks në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes duke vlerësuar lartë procesin e zhvillimit dhe avancimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Nga ana  e tij, ministri Mehaj shprehu mirënjohjen e lartë për Finlandën në mbështetjen e ofruar për të arriturat e deritashme të vendit dhe Ministrisë së Mbrojtjes.  Gjithashtu, ministri Mehaj dhe ambasadorja Stjernvall u pajtuan për zgjerimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët të ministrive të mbrojtjes së dy vendeve.

 


MË SHUME NGA Lajme