Drejtori izraelit jep detaje lidhur me konfliktin e Izraelit me Palestinën
Drejtori për Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe njëkohësisht ambasadori i Izraelit në Maqedoninë e Veriut, Dan Oryan, ka folur për konfliktin e fundit që po zhvillohet në Izrael në mes të këtij të fundit dhe palestinezëve.
Oryan gjatë intervistës ka folur për lirinë fetare në Jerusalem të Izraelit, Malin e Tempullit (Xhamia Al-Aqsa) të shtënat e Gazës drejt Jerusalemit, mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje në mes të palëve, popullësinë palestineze në Izrael, etj.
Ndër të tjera Oryan tha për Hamasin se kjo e fundit është një organizatë terroriste që lanson mijëra raketa mbi Izraelin.
“Në rend të parë dhe mbi të gjitha, është organizata e Hamasit, që në deklaratën e saj, në kushtetutën e saj e ka thirrjen për vrasjen e hebrenjve. Nuk ka të bëjë asgjë me Malin e Tempullit (Xhamia Al-Aqsa), me asgjë tjetër. Kështu thuhet në mënyrë specifike aty. Vrasja e hebrenjve është një nga objektivat e kësaj organizate dhe fatkeqësisht ata e kanë marrë peng tërë popullin e Gazës”, është shprehur ambasadori Oryan në T7.
Ndërsa në pyetjen se a ishte e nevojshme ndërhyrja e Ushtrisë Izraelite, ambasadori Oryan tha se palestinezët paraprakisht kishin mbledhur grumbuj gurësh, të gatshëm për të sulmuar.
“Para së gjithash, unë do të doja që ata të mos e bëjnë atë gjë, por nuk ka mundësi tjetër, kur ke 70.000 njerëz në kodër, ata fillojnë të dalin, fillojnë “bombardime” me gurë. Po supozoj se i keni parë disa nga fotografitë. Është e pabesueshme. Ata ishin bërë gati paraprakisht, mund të shihnit grumbuj gurësh gjithandej, të gatshëm për t’u hedhur. Është rrezikim i jetëve. Kur ke rrezikim jetësh të hebrenjve, të krishterëve dhe myslimanëve, duhet të veprosh dhe kjo është ajo që ne bëmë. Përsëri, çështja e Jerusalemit, siç thashë, është një justifikim për palestinezët që përsëri të mos i vazhdojnë paqen dhe harmoninë që ne kemi në shumë vende. Tani ata përpiqen që t’i ndezin edhe vendet e tjera. Në këtë aspekt, ne bëmë atë që mundëm, por qartazi nuk ka interesim. Ne nuk qëndruam aty, policia hyn dhe pastaj del, ekziston status quo-ja. Izraeli po e bën të mundshme jo vetëm faljen, por që secili të bëj atë që i bëhet, brenda kufijve të status quo-së”, shtoi ambasadori Oryan.
Oryan tha se Izraeli ka kapacitet ta rrafshojë Gazën, por nuk do ta bëjë këtë. Kjo për shkak se sipas tij, Izraeli do paqe.
“Izraeli ka kapacitete për ta rrafshuar Gazën, por ne nuk po e bëjmë këtë. Nuk jemi të interesuar për ta bërë këtë. Ne duam që të jetojmë në paqe dhe harmoni sa më shumë që është e mundshme”, është shprehur Oryan.
Ndërsa për Hamasin, ambasadori tha se është vetëm një organizatë terroriste që lanson mijëra raketa mbi Izraelin.
“Në rend të parë dhe mbi të gjitha, është organizata e Hamasit, që në deklaratën e saj, në kushtetutën e saj e ka thirrjen për vrasjen e hebrenjve. Nuk ka të bëjë asgjë me Malin e Tempullit (Xhamia Al-Aqsa), me asgjë tjetër. Kështu thuhet në mënyrë specifike aty. Vrasja e hebrenjve është një nga objektivat e kësaj organizate dhe fatkeqësisht ata e kanë marrë peng tërë popullin e Gazës”, është shprehur ambasadori Oryan.























