Haradinaj: Kosova e mbushur me varre në tentim të spastrimit etnik
BKT
Lajme

Haradinaj: Kosova e mbushur me varre në tentim të spastrimit etnik

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar masakrën serbe në Qyshk, në 22-vjetorin e saj.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Kosova është e mbushur me varre ku pushojnë qindra shqiptarë të ekzekutuar barbarisht nga shteti serb në përpjekje për spastrim etnik.

“Qyshku, Pavlani, Zahaqi dhe Llabjani janë adresë e lirisë. Masakrat ndaj civilëve të pafajshëm e të pambrojtur, janë tregues i çmimit të lartë për liri dhe shtet. Kosova është e mbushur me varre ku pushojnë qindra shqiptarë të ekzekutuar barbarisht nga shteti serb, në tentim të spastrimit etnik, e shumë varre janë ende të zbrazëta”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se nderimi për të rënët mbetet obligim i joni, dhe drejtësia për këto krime duhet të vendoset sa më parë.  

“Drejtësia për këto krime duhet të vendoset sa më parë, nderimi për të rënët mbetet obligim i joni e vepra e tyre, udhërrëfyes në punën tonë të përditshme. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!”, ka përfunduar Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme