Haradinaj vazhdon fushatën, prezanton kandidaten e re për asambleiste
BKT
Lajme

Haradinaj vazhdon fushatën, prezanton kandidaten e re për asambleiste

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka prezantuar sot kandidaten për Asambliste, Vjollca Govori.

Daut Haradinaj vazhdon me fushatën për Prishtinë: Qëllimi jonë është gjithëpërfshirja në vendimmarrje

Këtë e ka bërë të ditur vet Haradinaj në Facebook.

“Sot listës sonë iu bashkua edhe Vjollca Govori, e cila rrjedh nga një familje që përfaqëson vlera të larta qytetare e kombëtare, me prejardhje nga Prapashtica. Vjollca e cila jeton në Taslixhe në pjesën e quajtur 'Avalla', lagje që për Prishtinën është e rëndësisë së veçantë, sot zyrtarisht po i hyn garës për asamble të kryeqytetit, me bindjen se do të jetë përfaqësim i denjë i lagjes dhe rinisë së kryeqytetit tonë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se qëllim i tij është gjithëpërfshirja në vendimmarrje.

“Gjithëpërfshirja në vendimmarrje është qëllim i yni”, është shprehur ai.

 

 


MË SHUME NGA Lajme