15:29 / 14.05.2021
Kryeparlamentari bën homazhe për Bogujevcin
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca bëri homazhe dhe vendosi lule para arkivolit të doajenit të muzikës popullore shqiptare, Ismet Bogujevci.
Me këtë rast, në emrin e tij dhe të Kuvendit të Kosovës, kryekuvendari Konjufca iu ka shprehur ngushëllime familjarëve të këngëtarit Ismet Bogujevci, si dhe komunitetit artistik të Kosovës.























