23:45 / 14.05.2021
Toni Kroos izolohet pas kontaktit me një të infektuar me COVID-19
Mesfushori i skuadrës Real Madrid, Toni Kroos, është vetizoluar pasi që ka pasur kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Këtë e ka bërë të ditur vet skuadra spanjolle përmes një deklarate të lëshuar për media.
“Real Madrid C.F. raporton se lojtari ynë Toni Kroos aktualisht është në izolim pasi ka qenë në kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv me COVID-19, megjithëse të gjitha testet e kryera për të kanë rezultuar negativ”.























