16:11 / 15.05.2021
Rangers kampion, Gerrard çon Kupën lart
Steven Gerrard dhe ekipi i tij Rangers sonte kanë një festë të gjatë.
Rangers ka festuar titullin e Premierligës skoceze pasi e mbylli sezonin në pozitën e parë me 102 pikë, transmeton IndeksOnline.
Një rekord i veçantë për ish-lojtarin e Liverpoolit është se e çoi klubin drejtë titullit pa asnjë humbje. Ai arriti 32 fitore dhe 6 barazime.
Rangers shënoi 92 gola, kurse pësoi vetm 13 gjatë një sezoni tejet të gjatë.
Kujtojmë që Gerrard e kishte ëndërr ta ngriste në ‘qiell’ titullin e Premierligës angleze, por atë s’e arriti sa ishte lojtar i Liverpoolit.























