Icardi preferon rikthimin në Itali, e duan dy klubet e mëdha

Icardi preferon rikthimin në Itali, e duan dy klubet e mëdha

Sulmuesi i PSG-së, Mauro Icardi raportohet së do të rikthehet në Itali, transmeton RTKLive.com.

Ish-lojtari i Interit preferon rikthimin në Serie A. Sulmuesi argjentinas është duke u monitoruar nga dy klubet e mëdha italiane, Juventus dhe AC Milan.

Madje, thuhet se tashmë torinezët dhe milanistët janë duke u përgatitur për të nisur negociatat me Icardin.

“Mauro Icardi dëshiron të rikthehet në Serie A. Juventusi dhe AC Milan janë duke u përgatitur të nisin bisedimet me argjentinasin”, shkruajnë mediat italiane. /RTKLive.com/