Haxhiu: Gjendja në sistemin e drejtësisë është shqetësuese

Haxhiu: Gjendja në sistemin e drejtësisë është shqetësuese

Në publikimin e raportit “Përkëdhelja e korrupsionit”, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se gjendja në sistemin gjyqësor dhe prokurorial është shqetësuese.

Ministrja Haxhiu tha se për rastet e korrupsionit nuk shqiptohen dënime dhe sanksione të merituara.

“Pasqyra të tilla na detyrojnë të punojmë shumë. Përderisa sistemi gjyqësor ballafaqohet me sfida të shumta raporti me të gjeturat tregojnë se sistemi gjyqësor dhe prokurorial është në gjendje jo të mirë. Ne kemi filluar punën në këtë drejtim. Unë nuk mund t’i mbyll sytë përballë problemeve që është sistemi i drejtësisë”.

Tutje, ajo tha se do t’i kushton më shumë rëndësi emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Bëjë adresime aty ku duhet reaguar po edhe Kuvendi. Sistemin e drejtësisë e bëjnë më të fuqishëm kritikat që nuk janë dashakeqe. Rastet e korrupsionit padyshim që mbeten shqetësues dhe pavarësisht asaj se Kosova renditet në vendet më të korruptuara nuk kemi për rezultatet se si të luftohet korrupsioni. I përket policisë gjykatave dhe kam parë mos angazhim dhe po hedhet faji te njëra-tjetra. Por është e rëndësishme të punojmë. Janë shqiptuar dënime të paarsyetuara. Pra në rastet kur kemi mosveprim dhe sanksione meritore në rastet e korrupsionit. Prandaj kemi pasur domosdoshmëri në ligjin për konfiskimin e pasurisë. Këto të gjetura janë shqetësim edhe për qytetarë. Unë dua të t’i kushtojnë rëndësi procesit të rekrutimit të emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pra unë shprehë përkushtimin për mbështetjen për pushtetin e tretë qoftë me buxhet dhe staf shtesë. Por duhet të shohim ku janë urgjencat në sistemin e drejtësisë”.


MË SHUME NGA Aktuale