Dita ndërkombëtare e muzeve
Në kuadër të shënimit të “Ditës së Muzeve”, lidhur me këtë në “Mirëmëngjesi Kosovë” ishte ftuar Ilir Bytyqi, përgjegjës i muzeve, i cili, mes tjerash foli për aktivitetin e muzeve në vend, por edhe për karakterin e punës së muzeve në përgjithësi.
“Lidhur me këtë datë të rëndësishme kemi organizuar aktivitete të shumta, duke filluar me vizita nëpër shkolla, me ç’rast kemi zhvilluar ligjërata të ndryshme për natyrën e punës së muzeve, ku kemi pasqyruar aktivitetin e muzeve”, theksoi Bytyqi.
Veç tjerash ai theksoi se pikërisht për ta shënuar ditën e muzeve kemi organizuar ekspozitën, ku janë të ekspozuara artefakte të shumta të gjetura në vendin tone, përmes të cilave dëshmohet lashtësia e viseve tona.
“Në kuadër të aktiviteteve tona për shënimin e kësaj date, do të organizohet edhe një konferencë, ku do të trajtohet gjendja e muzeve dhe aktiviteti I tyre gjatë pandemisë”, deklaroi Bytyqi.
Tutje, Bytyqi foli për aktivitetin e muzeut në Ferizaj, me ç’rast shpërfaqi vështirësitë që po ballafaqohet ky institucion në mbarëvajtjen e punës./RTKLive























