Prokuroria ngritë 35 aktakuza brenda 24 orëve
Prokuroria e Shtetit ka ngritur 35 aktakuza brenda 24 orëve të fundit.
Sipas raportit 24-orësh nga Prokurori i Shtetit, bëhet e ditur se janë ngritur 35 aktakuza ndaj 46 personave.
Bazuar në këtë raport, 15 prej këtyre aktakuzave janë të ngritura në Prishtinë, 7 në Prizren, 4 në Pejë, 7 në Gjilan dhe 2 në Mitrovicë.
Prokuroria ka dhënë detaje edhe për të arrestuarit e djeshëm për rastin e trafikimit të 400 kilogramë drogë të llojit kokainë, me ç’rast janë arrestuar 7 persona.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar shtatë (7) persona për veprat penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 paragrafi 1 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 pika 1.1 dhe 1.9 të KPRK-së dhe në drejtim të veprës penale “Mbajta ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së”, thuhet në raport.
Brenda 24 orëve, prokuroria ka bërë të ditur se janë ndaluar 23 persona të dyshuar, janë paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër personave të dyshuar, është paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një personi dhe është paraqitur një kërkesë për sekuestrim.























