Deputetët lirohen nga aktakuza për gazlotsjellës në Kuvend
Gjykata Themelore në Prishtinë në mungesë të provave i ka liruar nga akuza ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputetin e AAK-së, Pal Lekaj dhe ish-deputetet, Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu që akuzoheshin për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dërmaku, duke e thënë arsyetimin e vendimit, tha se nga administrimi i provave materiale, konkretisht vërtetimi mbi kthimin e sendeve, dokumentacioni dhe vërtetimit mbi sekuestrimin e sendeve, gjykata vlerëson se nuk mund të vërtetohet se të pandehurit kanë kryer veprën penale, pasi që nuk ka asnjë ekspertizë që të mund të vërtetohej fakti se sendet e sekuestruara do të ishin armë në pajtim me ligjin për armët.
Gjithashtu, sipas gjykatëses, edhe nga vërtetimi mbi kthimin e sendit, gjykata konsideron se po të ishin armë ashtu siç pretendon prokuroria, të njëjtat nuk do të ishin kthyer tek i pandehuri Lekaj.
“Gjykata pas përfundimit të seancës së shqyrtimit gjyqësor dhe publik më datën 18 maj 2021 shpalli këtë aktgjykim se e pandehura, Donika Kadaj-Bujupi, Besa Baftiu, Pal Lekaj, Albulena Haxhiu me gjeneralin tjera si në shkresat e lëndës konform lëndës paragrafi 1 pika 1,.10 e Kodit ët Procedurës Penale lirohen nga aktakuza…Nga administrimi i prove materiale nga vërtetime i kthimit të sendit dhe nga fotodokumentacioni dhe vërtetimi mbi kthimin dhe sekuesktrimine sendeve gjykata vlerëson se nuk mund të vërtetohet se të pandehurit kanë kryer vepër penale pasi që nuk ka asnjë ekpertizë e të cilin do vërtetohej fakti se sendet e sekuestruara do të ishin armë në pajtim me ligjin për armët gjithashtu edhe nga vërtetimi për kthimin e sendit Gjykata konsiderohen se po të ishin armë ashtu siç pretendon prokuroria të njëjta nuk do ishin kthyer tek i pandehuri”, tha ajo.
Prokurori i Shtetit, Ilaz Beqiri, derisa ka kërkuar që të shpallen fajtor të pandehurit në fjalën e tij përfundimtare, tha se për bombolën e gazit lotsjellës nuk është i nevojshëm ekzaminimi të cilët pretenduan të akuzuarit se ka munguar si provë.
Ai tha se pasojat e gazit lotsjellës që ata kishin hedhur në Kuvend, dihen që nga viti 1981.
“Me provat e administruar në këtë shqyrtim gjyqësor pa asnjë mëdyshje u vërtetua se me veprimet e të pandehurave dhe të pandehurit Pal, manifestohet të gjitha elementet esenciale të veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve u gjetën dhe u sekekturesuan nga një bombol gazi e të cilët e mbanin pa autorizim. Nuk qëndrojnë prentendimet e mbrojtësit të Pal Lekaj dhe të pandehurve se në këtë çështje ka qenë e nevojshme të bëhet ekzaminim me qëllim që të konstatohet se çfarë mjeti është dhe pasojat që shkakton. Prokuroria e dinë se këtyre mjeteve nuk iu bëhet ekzaminim pasojat e tyre i kemi parë të gjithë nëpër mjete të komunikimit publik TV, rrjetet sociale, ndërsa sa i përket pretendimit se këto bombola nuk mund të cilësohen si armë deklaroj se ligjvënësi në mënyrë taksative ka përcaktuar se armë është e dhe çdo mjet i cili është i destinuar për shkaktimin e lëndimit dhe se nuk ka asnjë dyshim se me aktivizimin e këtyre mjeteve tek të pranishmit shkaktohet lëndim. Këtë fakt e kam përjetuar edhe vetë qysh në moshën e re në vitin 1981. Prandaj, propozoj gjykatës që të pandehurit të shpalljen fajtor dhe të gjykohen sipas ligjit”, theksoi Beqiri.
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Haxhiu, kanë reaguar në lidhje me pretendimin e prokurorit Ilaz Beqiri, duke thënë se po ndihen të fyer që po e krahasojnë situatën e tyre me kohën e Millosheviqit.
E ashpër karshi kësaj deklarate të prokurorit ishte edhe ish deputetja, Donika Kadaj-Bujupi e cila tha se Prokuroria me qëllim e ka stërzgjatur këtë proces gjyqësor i cili ka dëmtuar të pandehurit.
Ajo tha se Prokuroria derisa nuk ka siguruar prova që provojnë fajësinë e tyre po i krahason veprimet e tyre me veprimet kriminale të Millosheviqit.
“Prokurori ka dështuar në sigurimin e çfarëdo prove së pari flet për posedim të bombolave për të cilat nuk ka bërë ekspertizë në rastin e disave prej nesh nuk ka as vërtetim për posedim të bombolave të gazit dhe për gjashtë vite sa ka zgjatur ky proces është përkufizuar me raportime të mediave dhe pamje televizive duke neglizhuar çfarëdo përpjekje për t’i siguruar kësaj gjykate apo opinionit publik një provë më të vogël materiale. Në fund tingëlloi si pallavragji duke u marr me pallavra duke na akuzuar që veprimet tona si deputet të Kosovës të kryera krejtësisht me motive dhe qëllime publike në mbrojtje të interesave të vendit jam sipas tij të krahasueshme kriminale të regjimit të shkuar Milloshviqian dhe kjo për neve është fyerje e papranueshme dhe flet se ku është prokurori”, tha ajo.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se prokurori po tenton që në mungesë të provave të kthej vëmendjen tek një periudhë e vështirë për popullit shqiptar siç është ajo e regjimit jugosllav.
“Unë nuk kam si të mos shprehem shqetësimin tim në raport me fjalën e Prokurorit madje as nuk prita që nga një prokuror të bëhen krahasime të tilla në drejtim të ish deputetëve të Kuvendit të Kosovës duke pasur parasysh qëllimin që ka pasur opozita në atë kohë për ta shpëtuar vendin nga dy projekte të rrezikshme besoj fuqishëm që edhe Prokuroria në atë kohë është dashur të veproj kundrejt atyre që rrezikon vendin e jo kundrejt neve që mbronim vendin. Besoj që për shkak të mungesës së provave kundrejt neve prokurori kërkon që ta tërheq vëmendjen në disa periudha jashtëzakonisht të vështira të popullit shqiptar ne në aktakuzë akuzohemi për armë mbajtje në pronësi ndërsa gjatë gjithë mbështetje të akuzua që së i bënë prokurori flet për hedhin e gazit lotsjellës ka një ngatërresë të madhe”, tha Haxhiu.
E fyer me krahasimin e prokurorit u ndje edhe e akuzuara ish deputetja, Besa Baftiu, e cila tha se këtë deklarim nuk e kishte pritur nga Prokurori i Shtetit.
“Kur tha se veprimet tona si deputet i ka përjetuar edhe vetë nuk e prita nuk prokurori ndonëse e dimë që puna e tij është të ofroj prova rreth aktakuzë së ngritur por jo edhe të bëjë krahasime të tilla”, tha ajo.
Arianit Koci mbrojtës i të akuzuarit, Pal Lekaj tha se prokurori nuk ka arritur të provojë fajësinë e klientit të tij, prandaj ka kërkuar që ai të lirohet nga akuza që ngarkohet.
Koci tha se nuk është treguar se për çfarë tymi po akuzohen, madje as nuk kanë sjell në gjykatë pamje të këtij tymi.
“Për fakti që ka tym nuk mund të dihet a është tym i gazit lotsjellës apo i diskotekave së dyti është dashur së paku këtu në gjykatë me na tregua tymin që po pretendon prokurori. Unë para gjashtë viteve e kam ngritur si dilemë publikisht se çfarë lloj tymi është kjo sepse tymi i diskotekave nuk është i dëmshëm për njerëzit dhe ironia më e madhe është se gjykatës prokuroria ia dorëzon një provë sipas të cilës i kthehet gazit lotsjellës i kthehet klientit tim çka dëshmon kjo provë sipas prokurorisë se ai gaz nuk qenka i kundërligjshëm meqenëse i kthyer të mbrojturit tim”, tha Koci.
Fjalën përfundimtare të të mbrojturit të tij e mbështet edhe deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, i cili tha se e kundërshton edhe deklarimin e Prokurorit të Shtetit.
“Vetëm dua ta kundërshtoj sikur po bëjnë koleget e mija që bënë krahasimin në veprimin tonë me veprimin e një regjimit të Millosheviqit që dihen pasojat që i ka pësuar Kosova dhe qytetarët e saj”, theksoi ai.
E pas kësaj sqarim kërkoi prokurori i rastit, Ilaz Beqiri i cili deklaroi se ai po keqinterpretohet nga të akuzuarit, pasi ashtu nuk e tha ai.
“Gjithë këtu që jemi prezent nga ana e të pandehurve qëndrimit të prokurorit gjojase duke e krahasuar veprimet e tyre me veprimet e një regjimi të kaluar, gjë që nuk është e vërtetë ekziston taksativisht është e precizuar në proces verbal se çka ka deklaruar prokurori në fjalën përfundimtare dhe prokurori e përmendi pasojën që shkaktohet nga përdorimi i gazit sepse ky mjet që cilësohet si armë sepse duhet të plotësohet kushti që ky mjet të cilësohet si armë në mundësinë e shkaktimit të lëndimit në aktivizimin e atij mjeti. Dhe se për posedimin e tij personi duhet të ketë lejen e një organi kompetent dhe në asnjë rast nuk është bërë asnjë krahasim me regjimin e Millosheviqit dhe regjimit që pretendojnë të pandehurit”, theksoi ai.
Prokuroria e Kosovës më 8 prill 2016 ka së ngritur aktakuzë ndaj deputetit, Pak Lekaj, ish deputetet Besa Baftiu, Kadaj-Bujupi dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu të cilët akuzoheshin për posedim të bombolave të gazit lotsjellës pa autorizim.
Në aktakuzë thuhet se më 19 shkurt 2016, rreth orës 12:20, në hollin e Kuvendit e Kosovës, pas pauzës së punimeve të Kuvendit, derisa të akuzuarit ishin duke u kthyer në sallë, gjatë kontrollit nga ana e punëtorëve të sigurimit të Kuvendit, tek të akuzuarit ishin gjetur dhe sekuestruar nga një bombole e gazit lotsjellës, të cilën e mbanin pa autorizim.























