Reshitaj: Programit për arsim t’i shtohet programi i detajuar
BKT
Lajme

Reshitaj: Programit për arsim t’i shtohet programi i detajuar

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, ka pasur një kërkesë ndaj qeverisë së Kosovës që në programin për arsim të shtohet edhe programi për përkrahje emocionale dhe sociale.

Ajo tha se për një reformë të mirëfilltë në arsim nevojitet një program i veçantë në përkrahje emocionale dhe sociale.

“Programit për arsim t’i shtohet programi i veçantë i detajuar në përkrahje emocionale dhe sociale për fëmijët, duke u nisur nga çerdhet, mirëpo më e rëndësishme është që këta fëmijë të cilët do të jenë në ato çerdhe t’i përgatisim, të punohet me ta në aspektin emocional dhe në përkrahje sociale edhe mësimit në institucionet parashkollore edhe në nivelin e ulët të arsimit”, tha ajo.


MË SHUME NGA Lajme