Dy skuadra nga Shqipëria, Dinamo dhe Partizani e duan yllin e Feronikelit
BKT
Sport

Dy skuadra nga Shqipëria, Dinamo dhe Partizani e duan yllin e Feronikelit

E nisi me synime për ta fituar titullin e kampionit, por përfunduan duke luftuar për ekzistencë.

Fjala është skuadrën  nga Drenasi, Feronikeli e cila befasoi të gjithë pasi askush nuk kishte besuar ajo do të gjendet në një situatë ku do të vihet shumë seriozisht në pikëpyetje mbijetesa në shoqërinë elite.

“Nikli” bëri shumë investime këtë edicion, duke afruar lojtarë me emër, madje edhe trajnerë të njohur por ja që dështoi.

Mirëpo, përkundër kësaj situatë, futbollistët e Feronikelit vazhdojnë të mbetën shumë të dëshiruar për skuadrat tjera. Njëri nga futbollistët kryesor të skuadrës Argjend Malaj pritet të jetë i pari që do të largohet nga Drenasi, kjo pasi dy skuadra të njohura shqiptare janë shumë të interesuara për të.

Burime të Demokracia.com mësojnë se Dinamo dhe Partizani janë duke e vëzhguar gjendjen e futbollistit dhe ai në afatin e verës pritet të rikthehet në kampionatin  shqiptar aty ku kalojë shumë vite.

Malaj njihet shumë mirë në Shqipëri pasi bëri karrierë te Tirana, Skënderbeu e Kamza dhe duket se ai përsëri pas vetëm një viti qëndrimi në Superligën e Kosovës të rikthehet në Kosovë.

Malaj e ka edhe një ndeshje me Feronikelin të cilën e luan të dielën kundër Llapit e e cila edhe mund të vendos për fatin e skuadrës nëse do të vazhdojë të mbetet në Superligë apo jo.