Vajzave nga Mitrovica Kupën ua dorëzoi ish-presidentja Jahjaga
BKT
Sport

Vajzave nga Mitrovica Kupën ua dorëzoi ish-presidentja Jahjaga

KFF Mitrovica ka fituar sot Kupën e Kosovës, në kategorinë e femrave, duke mposhtur KFF Kosova VR. Ndërsa Kupën klubit nga Mitrovica ia ka dorëzuar ish-presidentja, Atifete Jahjaga.

Ajo pastaj edhe e ka komentuar ngjarjen. 

"Sot KFF "Mitrovica" dhe KFF "Kosova VR" luajtën ndeshjen finale të Kupës së Kosovës për femrat.

Së bashku me Z. Agim Ademi, Kryetarin e FFK-së, patëm nderin që të ndajmë kupën për ekipin fitues KFF "Mitrovica".

Përgëzoj dy ekipet për lojën e shkëlqyer që bënë dhe në të njejtën kohë shpreh kënaqësinë time për vullnetin dhe dëshirën e më shumë grave dhe vajzave për t'ju bashkangjitë sportit", ka shkruar Jahjaga në Facebook.