Debati në RTK: Vendimi për Berishën s`i prekë raportet SHBA - Shqipëri
BKT
Lajme

Debati në RTK: Vendimi për Berishën s`i prekë raportet SHBA - Shqipëri

Në emisionin “Prime” të RTK-së po diskutohet çështja e ndalimit të hyrjes në Amerikë t ëish kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Avokati Tomë Gashi tha se sekretari amerikan, Anthony Blinken, nuk merret me çështje të vogla dhe me personat që nuk kanë ndikim.

“Ndikimi i Berishës ka qenë jashtëzakonishtë i madh, në periudhën sa ka sunduar Berisha ka qenë i dëmshem për Shqipërinë. Shumë gjëra të këqija i ka bër për Shqipërinë, gllabrimi i tij për lekë ishte i jashtëzakonshëm”, tha ai.

Ndërsa ish zv/ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Anton Berisha, tha se SHBA-të kanë bërë të qartë se demokracia nuk ështe vetëm çështje e brendshme, por ka të bejë edhe me sigurinë, duke respektuar edhe normativat diplomatike.

Ndër të tjerash ai tha se “Berisha, kur është tërhequr prej udhëheqjës së partisë, është dashur të tërhiqet krejtësisht nga politika”.

Në anën tjetër ish kandidati për deputet nga PDK-ja, Hisen Berisha tha se të gjithë ne e dëmtojmë demokracinë. “Por ne nuk kemi fuqi ndikuese, ai është një personalitet që ka ndikim. Nuk bën vlerësime post -festum Uashingtoni. Qëndrimi ndaj Berishës nuk prekë çështjet kombëtare, për çështje korruptive me të cilat duhet të përballet”, shtoi Berisha. /RTKLive/


MË SHUME NGA Lajme