Fiton Liverpool, gati sigurojë UEFA Championsin
BKT
Sport

Fiton Liverpool, gati sigurojë UEFA Championsin

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitore të madhe në xhiron e parafundit në Premierligë.

‘The Reds’ mposhtën 3 me 0 ekipin e Burnleyt midis “Turf Moor”, transmeton IndeksOnline.

Golat për ekipin e Jurgen Kloppit i shënuan: Firmino (43’të), Phillips (52’të) dhe Oxlade-Chamberlain (89’të).

Me këtë fitore, Liverpooli ngritët në pozitën e katërt me 66 pikë, aq sa ka edhe Leicester City në pozitën e pestë, si dhe vetëm një pikë më pak se vendi i tretë, Chelsea (67).