Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Sot mbahen punimet e Kuvendit.

Edonisa Muçolli, koordinatore për Akademitë dhe menaxhere e Studentëve dhe Dardania Kajdomqaj, menaxhere e marketingut dhe produktit, do të flasin për Data Science, profesioni i së ardhmës.

Për ditën botërore të metrologjisë, do të flas, Ferki Fejza, Drejtor i Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës (AMK).

Kryetar i shoqatës së gazetarëve sportiv, Edmond  Thaçi dhe gazetari i RTSH-së, Defrim  Methasani, do të flasin për fillimin e turneut, "Burim Hatipi", për gazetarinë sportive dhe sfidat gjatë Covid-19.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme