Behramaj: Largimi i ambasadorëve është i kundërligjshëm
Ish-këshilltari i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se largimi i ambasadorëve është e kundërligjshme.
Sipas tij, secili prej tyre që i drejtohet gjykatës, rastin e ka të fituar, transmeton lajmi.net.
“Largimi grupor i ambasadorëve me “çelës politik” iu ngjanë diferencimeve ideopolitike ose largimeve masive nga puna në vitet 90-ta, me masa të dhunshme. Këto largime janë edhe të kundërligjshme, sepse tërheqja e parakohshme nga misioni diplomatik është i rregulluar me Ligjin për Shërbimin e Jashtëm. Individualisht, secili prej tyre që i drejtohet gjykatës, rastin e ka të fituar. Politikisht, dekretet me një interpretim të mirë ligjor mund të dërgohen edhe në Gjykatën Kushtetuese”, shkruan ai.
“Rrotacionet politike janë procese demokratike, por pasojat e kësaj praktike të poshtër do t’i vuajnë më së shumti ata që po e instalojnë!”, thotë mes tjerash. /Lajmi.net/























