Anxhela Peristeri me interpretim të mrekullueshëm
BKT
Kulturë

Anxhela Peristeri me interpretim të mrekullueshëm

Përfaqësuesja e Shqipërisë sapo ka përfunduar performancën në "Eurovision".

Sonte (e enjte) po mbahet nata e dytë gjysmëfinale e Festivalit Evropian të Këngës “Eurovision”.

Në këtë natë do të performojnë 17 shtete, ndërsa përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri sapo ka përfunduar interpretimin.

Këngëtarja e cila po garon me këngën “Karma” dhuroi interpretim të mrekullueshëm në skenën e “Eurovision”.

Ajo kishte zgjedhur që për këtë mbrëmje të shfaqej me një kostum ngjyrë gri, në të cilin dukej mahnitëse.

Kujtojmë se në tabelën e mëposhtme gjenden numrat në të cilën qytetarët nga këto shtete mund të votojnë për Anxhelën, e cila performoi e 11-ta në këtë festival. 


MË SHUME NGA Kulturë