Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Sihana Bejtullahu nga Germin dhe Kristian Gashi nga Klubi Alpin Prishtina, do të flasin për Lansimin  e fushatës "Lëshohu në Kosovë dhe se a do të sjellë kjo verë diasporën.

Kurse, për hapjen e pavionit të Kosovës në Venedik, do të flasin, Maksut Vezgishi, kurator dhe
Jehona Shyti, Komisionere.

Ndërsa për ekspozitën: “Si u vra kodi etik i hipokratit dhe si u shkelën ligjet ndërkombëtare të luftës? do të flasin, prof.dr Salih Krasniqi, autor i ekspozitës dhe
Ismet Salihu, profesor i së Drejtës Penale.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme