Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Sihana Bejtullahu nga Germin dhe Kristian Gashi nga Klubi Alpin Prishtina, do të flasin për Lansimin e fushatës "Lëshohu në Kosovë dhe se a do të sjellë kjo verë diasporën.
Kurse, për hapjen e pavionit të Kosovës në Venedik, do të flasin, Maksut Vezgishi, kurator dhe Jehona Shyti, Komisionere.
Ndërsa për ekspozitën: “Si u vra kodi etik i hipokratit dhe si u shkelën ligjet ndërkombëtare të luftës? do të flasin, prof.dr Salih Krasniqi, autor i ekspozitës dhe Ismet Salihu, profesor i së Drejtës Penale.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























