14:03 / 22.05.2021
Fortesa Orana, e pesta në Evropian
Karateistja nga Kosova, Fortesa Orana, u mund në luftën për medaljen e bronztë nga grekja, Elena Chatziliadu.
Orana mori pjesë në kategorinë 68 kilogramë, në Kampionatin Evropian që po mbahet në Poreç të Kroacisë.
Vendi i pestë në Evropian, vlerësohet sukses i madh për Fortesën, e cila shfaqi formë të lartë para garës kualifikuese për Lojërat Olimpike Tokio 2020, raporton lajmi.
Nga ky Evropian medaljen e vetme për Kosovën e fitoi karateisti Herolind Nishevci, i cili fitoi medalje të bronztë.























