Anxhela Peristeri ‘elektrizon’ skenën e “Eurovisionit”
BKT
Kulturë

Anxhela Peristeri ‘elektrizon’ skenën e “Eurovisionit”

Anxhela sapo përfundoi performancën e saj të finales.

Përfaqësuesja e Shqipërisë këtë vit, Anxhela Peristeri sapo ka përfunduar interpretimin e saj në skenën e finales “Eurovision”.

Këngëtarja e cila po garon me këngën “Karma” dhuroi interpretim të mrekullueshëm në skenën e “Eurovision”.

Ajo kishte zgjedhur që për këtë mbrëmje të shfaqej me një kostum ngjyrë gri, në të cilin dukej mahnitëse.

Për ndryshe, në finalen e madhe garojnë 26 shtete, ndërsa përfaqësuesja e Shqipërisë ka marrë komente tejet pozitive për këngën.

 


MË SHUME NGA Kulturë