Ministrja Haxhiu viziton Qendren Korrektuese në Dubravë
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe zv.Ministri i Drejtësisë Blerim Sallahu janë takuar sot, me drejtorin e Qendrës Korrektuese në Dubravë, Ismail Dibrani, me të cilin kanë diskutuar për punën dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet kjo Qënder Korrektuese.
Postimi i plotë:
Në takim me Ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe zv.ministrin Blerim Sallahu, diskutuam për punën dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Qendra Korrektuese në Dubravë.
U zotuam se do te jemi të përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe korrupsionit.
Asnjëherë nuk do të qëndrojm duarkryq përballë dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin e sigurinë. Kështu nderojmë e respektojm të gjithë të rënët e të mbijetuarit e masakrës së Dubravës si dhe gjithë të rënët për liri.























