LIRIA E SHPREHJES DHE E MEDIAS, PO TEJKALOHET JASHTË MASE

LIRIA E SHPREHJES DHE E MEDIAS, PO TEJKALOHET JASHTË MASE

Lendira Berisha

Liria e Shprehjes nuk nënkupton tejkalim të limitit përtej kornizave, në komunikim banal, sidomos nëpër opinione publike, sepse po tingëllon jo dobishëm tek lexuesit, shikuesit, dëgjuesit...

Në Kuvend ku debatet kanë tendencë nuancash të përgjithësuara, nëpër emisione televizive, ku trajtohen tema të spektreve të ndryshme, natyrisht dhe shkëmbehen informacione kulturore, politike, shoqërore...sigurisht ka dhe kontraditata në mes bashkëbiseduesish, e që duhet të dominojë stili reporteresk, pa ndërhyrje brutale dhe ofenduese ndërmjet palëve, kemi raste të shumta në përditshmëri ku po cenohet dhe keqpërdoret Liria e Shrehjes dhe e Medias e cila është e garantuar edhe me Konventën Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut poashtu e rregulluar edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Neni 40 [ Liria e Shprehjes ], përcakton se:

1. Liria e shprehjes është e garantuar. Liria e shprehjes përfshin të drejtën për të shprehur, për të shpërndarë dhe për të marrë informacione, mendime dhe mesazhe të tjera pa u penguar nga askush.

2. Liria e shprehjes mund të kufizohet me ligj në raste kur një gjë e tillë është e domosdoshme për parandalimin e nxitjes dhe provokimit të dhunës dhe armiqësive në baza të urrejtjes racore, kombëtare, etnike ose fetare.

Neni 42 [ Liria e Medieve ]

1. Garantohet liria dhe pluralizmi i medieve.

2. Cenzura është e ndaluar. Askush nuk mund të pengojë shpërndarjen e informacionit ose të ideve nëpërmjet medieve, me përjashtim të rasteve kur një gjë e tillë është e domosdoshme për parandalimin e nxitjes dhe provokimit të dhunës dhe armiqësive në baza të urrejtjes racore, kombëtare, etnike ose fetare.

3. Çdo kush ka të drejtë të korrigjojë, informacionin e pavërtetë, jo të plotë ose të pasaktë të publikuar, nëse cenon të drejtat ose  interesat e saj/tij, në pajtim me ligjin.

Nga kjo konstatojmë se: Nuk mund të kemi një shtet demokratik pa Lirinë e Shprehjes dhe Medias, por ushtrimi i këtyre lirive duhet tu nënshtrohet disa kufizimeve ashtu siç përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Le të analizojmë ç’përmbajnë debatet tona televizive, këngët që i dëgjojmë në përditshmëri, atë se çfarë shkruajnë portalet tona, qoftë për një individ apo grup njerëzish, duke ndikuar negativisht në opinion, e që thashethemet e pavërtetuara i marrim si lajme të sakta, sepse e dijmë ne, se në çfarë mentaliteti jetojmë. Pastaj dhe situatat e tensionuara që po krijohen me gjuhën e urrejtjes, duke mos u përmbajtur, duke mos i krijuar hapsirë mënyrës lakonike të neglizhimit të tensioneve, po thellësohet injoranca. Në mos njeriu ka një dinjitet më të madh se një ametist apo një servilizëm orë e çast? Duhet ta ruajmë dinjitetin tonë, për atë se çfarë obligohemi pa tejkaluar kufinjtë, në këtë rast mediat duhet ndjekur rrugën narrative, të ndërtuar mbi bazën e fakteve dhe argumeneteve, gazetarët duhet të jenë më të përgjegjshëm, për të dhënë informacionet e sakta nga burime të sigurta, që janë në interes të publikut, të raportojnë në përshtatshmëri me parimet etike, sidomos kur janë në pyetje të drejtat e të tjerëve, përndryshe nëse veprojnë në kundërshtim me ligjin, ata duhet të ndjeken penalisht.

Autorja është Juriste e Diplomuar