Pas pak nisin sfidat e javës së fundit në Superligë, ja formacionet
BKT
Sport

Pas pak nisin sfidat e javës së fundit në Superligë, ja formacionet

Elita e futbollit kosovar pritet të përfundojë sot me ndeshjet e xhiros së fundit që do të zhvillohen.

Tanimë gara për titullin e kampionit ka përfunduar, me Prishtinën që edhe zyrtarisht është shpallur kampion i Kosovës për herë të 11-të në histori të klubit.

Interesant pritet të jetë gara për vendin e dytë në kampionat mes Dritës dhe Ballkanit, pasi kjo pozitë i dërgon skuadrat në garat evropiane.

Drita aktualisht mbanë këtë pozitë me 73 pikë të tubuara, dy më shumë se Ballkani dhe gjilanasit ndeshjen e fundit presin Arbërinë.

Skuadra e Ardian Nuhiut kërkon fitore për Evropë, derisa mysafirët gjithashtu udhëtojnë për fitore, pasi vetëm tri pikët do të bënin që ata të mbetnin në elitë.

Interesant pritet të jetë padyshim edhe në kryeqytet, ku kampioni i ri i Kosovës, Prishtina pret Ballkanin.

Kryeqytetasit luajnë pa presion këtë përballje, pasi kanë festë, derisa Ballkani kërkon me çdo kusht tri pikët për të shpresuar në dështimin e Dritës dhe për ta siguruar Evropën.

Ndeshje shumë interesante do të jenë edhe ato për mbijetesë, ku Trepça ’89 pret Drenicën, derisa Llapi takohet me Feronikelin, raporton olle.

Takimi më i qetë pritet të zhvillohet në Brestovik të Pejës, ku Besa e rënë tanimë nga liga pret Gjilanin pa objektiva.

Prishtina – Ballkani 15:00

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Nika, B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Lilaj, Zyba, E.Krasniqi, Abazi, Kryeziu.

Ballkani: Luljanovic, Thaqi, Potoku, Sinani, Jashanica, Gashi, Kuc, Krasniqi, Baftiu, Hoxha, Daku.

Drita – Arbëria 15:00

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Limani, Arago, Cuculi, Blakqori, B.Shabani, Vucaj, Fazliu, Xh.Shabani, Haxhimusa, Alidema

Arbëria:

Trepça ’89 – Drenica 15:00

Formacionet zyrtare:

Trepça ‘89: Hyseni, Pllana, Berisha, Avdyli, Ard.Muja, Jashari, Nimani, Memaj, Shala, Darëish, Arb. Muja

Drenica:Hasi, Veliqi, Ulluri, Bejta, Shaqe, Mustafa, Dervishaj, Jashari, Cikani, Tahiri, Zabergja

Llapi – Feronikeli 15:00

Formacionet zyrtare:

Llapi:Coric, Idrizi, Prençi, Emini, Peposhi, Shabani, Zeqiri, Ar.Ramadani, Januzi, Selmani, Veliu.

Feronikeli: Avdyli, Dabiqaj, Lladrovci, Thaqi, Malaj, Bojku, Da Silva, Maliqi, Islami, Balde, Hoxha.

Besa – Gjilani

Formacionet zyrtare:

Besa: Nreca, Ajdini, Salihu, Morina, Beseni, Tahiri, Sheqerolli, Haxhiu, H’Meimar, Bilal, M’Bracek.

Gjilani: Bllaca, Rapa, Halili, Kastrati, Dautaj, Hajdari, Govori, Dallku, Kqiku, Useini, Kelmendi.