Ospina gati të lërë Napolin për Atalantën!
BKT
Sport

Ospina gati të lërë Napolin për Atalantën!

David Ospina mund të largohet nga skuadra e Napolit, pavarësisht se kontrata e tij me klubin e kaltër përfundon në vitin 2022.

Sipas mediave italiane, E ardhmja e 32-vjeçarit mund të vazhdojë të jetë në Serinë A, pasi për kartonin e portierit ka shfaqur interes klubi i Atalantës. Për të siguruar shërbimet kolumbianit për sezonin e ardhshëm drejtuesit e bergamaskëve duhet të derdhin në arkën e Napolit shumën e 5 milionë eurove.