Haxhiu në bisedë virtuale Jorgan Andrews për luftimin e korrupsionit
BKT
Lajme

Haxhiu në bisedë virtuale Jorgan Andrews për luftimin e korrupsionit

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu zhvilloi sot një takim virtual me përfaqësuesit nga Byroja e Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL), Jorgan Andrews- zëvendës ndihmës i Sekretarit të Shtetit.

Takimi kishte për qëllim shpalosjen e aktiviteteve të Ministrisë së Drejtësisë, dhe shqyrtimin e mundësive të bashkëpunimit dhe mbështetjes në sektorin e sundimit të ligjit.

Ministrja Haxhiu potencoi reformën në drejtësi, si domosdoshmëri të institucioneve, përshirë rishikimin funksional, vettingun, kompletimin e pakos ligjore antikorrupsion dhe zbatimin më të efektshëm të saj, konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe dhunën në familje.

Ndërsa, Jorgan Andrews tha se është e rëndësishme të adresohen çështje që ndërlidhen me luftimin e korrupsionit dhe rëndësinë e forcimin e institucioneve, si veprim drejt fuqizimit të sundimit të ligjit.

Të dyja palët në takim shprehën vullnetin për bashkëpunim në adresim të sundimit të ligjit dhe luftim ndaj korrupsionit.


MË SHUME NGA Lajme