Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Ministri Vitia nesër takon kryetarët e komunave. Diskutohet procesi i deritashëm i vaksinimit nëpër komuna, situatën aktuale me COVID, si dhe për masat e reja. Për këtë do të ketë lidhej direkte.

Agron Bajraktari Rektor i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, flet për prezantimin e  programeve për studentët e rinj.

Kurse Besart Konushevci, drejtor i platformës “Akademia”, flet për nivelin e plagjiaturës në universitetet e Kosovës.

Ndërsa mysafire e fundi tështë Vlora Konushevci, shkrimtare.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme