Pochettino mirëpret një rikthim në Londër
BKT
Sport

Pochettino mirëpret një rikthim në Londër

Mauricio Pochettino është i hapur për një rikthim te Tottenham pasi nuk është i lumtur në Paris, te PSG.

Ky është lajmi më i fundit që qarkullon në mediat britanike, të cilat theksojnë se edhe presidenti i Spurs, Levi është penduar që e shkarkoi argjentinasin për ta zëvendësuar me José Mourinho, transmeton "VipSport".

Prej atij momenti, londinezët nuk kanë pasur të njëjtën ecuri dhe në sezonin e ardhshëm nuk do të jenë në Ligën e Kampionëve. Mbetet për t’u parë si do të përfundojnë negociatat me Pochettino, teksa te Tottenham shpresojnë që nëse arrijnë rikthimin e trajnerit, t’ia dalin të bindin edhe Harry Kane për të qëndruar.

Sulmuesi ka pasur marrëdhënie të shkëlqyera me  Pochettino dhe mund të ndryshojë mendim, duke qenë se për momentin kërkon me ngulm të largohet.