20:16 / 25.05.2021
Syla: A po të kujtohet shoku Albin,tash as taksë e as reciprocitet
Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Gazmend Syla, i ka kujtuar edhe një herë kryeministrit Albin Kurti, taksën 100 për qin që e kishte vënë ish kryeministri Ramush Haradinaj.
Syla ka postuar një videopërmbledhje ku paraqiten të mirat që ka sjell taksa 100 përqind ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake.
“A po të kujtohet shoku Albin. Tash as taksë e as reciprocitet”, ka shkruar ai në Facebook.
Kujtojmë se ky reagim i Sylës ka ardhur pas deklaratës së minisdtres Hajdari për largimin e reciprocitetit.
https://www.facebook.com/100000981499265/posts/5664188903623770/?d=n























