Latifi: Specialja do t`i barazojë të gjitha krimet në Ballkan
BKT
Lajme

Latifi: Specialja do t`i barazojë të gjitha krimet në Ballkan

Profesori universitar Blerim Latifi ka thënë se ideja e krijimit të Gjykatës Speciale është që të barazojë krimet e luftës së Serbisë me ato të shteteve tjera.

Ai thotë se të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë kanë dorëzuar kriminelë të luftës, por ai shton se fajtori kryesor për të gjitha luftërat është vetëm Serbia.

“Specialja mund të ngritë akuzë të madhe kundër UÇK-së”, ka thënë ai.

“Qarqe që nuk ja kanë dashur të mirën Kosovës. Kjo për shkak se duan të barazojnë të gjitha ato që janë bërë. Doktrinat të barazohen. Të barazohen krimet dhe në fund të thuhet se të gjithë në Ballkan kanë kryer krime. Kjo bëhet për tu relativizuar krimet e Serbisë. Shpërbërja e përgjakshme e Jugosllavisë ishte një përpjekje e instrumentalizuar e Serbisë që mbi rrënojat e federatës të ngritë themelet e “Serbisë së Madhe””, shtoi Latifi.


MË SHUME NGA Lajme