Matoshi: Ditën që Kurti vendosë reciprocitetin, s’do të jetë kryeministër
BKT
Lajme

Matoshi: Ditën që Kurti vendosë reciprocitetin, s’do të jetë kryeministër

​​​​​​​Gazetari Halil Matoshi ka thënë se nëse kryeministri Albin Kurti e vendos masën e reciprocitetit me Serbinë, në mbrëmjen e asaj dite nuk do të jetë më kryeministër.

Matoshi ka komentuar deklaratat e ministres Rozeta Hajdari që tha se vendosja e reciprocitetit nuk është zgjidhje e problemeve.

Ai është shprehur se premtimin për reciprocitet Kurti e ka përdorur si strategji për t’ fituar zgjedhjet dhe më këtë ka mashtruar popullin.

Matoshi tha se Kurti ka mbjellë iluzione te qytetarët e Kosovës.

“Po të betohem që në ditën që Kurti e vendos reciprocitetin me Serbinë, në mbrëmje nuk është kryeministër”, tha Matoshi në Kanal10.


MË SHUME NGA Lajme