AAG Sports: Muriqi do të rikthehet në Fenerbahçe
Sipas AAG Sports, Vedat Muriqi, ka njoftuar drejtuesit e Lazios se ai dëshron të luan në Fenerbahçe sezonin e ardhshëm.
Muriqi ka luajtur në Fenerbahçe përpara se të transferohej në klubin italian, ku edhe pati një nga sezonet më të mirë në karrierën e tij.
Mediumi turk ka njoftuar gjithashtu se Muriqi pati një takim me Presidentin Ali Koç dhe Emre Belözoğlu, përcjell lajmi.net.
Akoma nuk ka ndonjë gjë zyrtare mbi të ardhmen e futbollistit shqiptar, mirëpo ky i fundit nuk pati një sezon të mirë në Itali.
Gazetari turk, Yagiz Sabuncuoglu ka thënë: “Muriqi dëshiron rikthimin në Fenerbahçe, ai ka zhvilluar disa telefonata me presidentin e klubit”.
Edhe gruaja e Muriqit, Edibe Muriç, ka publikuar një foto në llogarinë e saj zyrtare në instagram, duke thënë: “Kam marrë shumë mesazhe nga ju, shpresoj që ëndrra ime të realizohet”, duke asociuar se lojtari i kombëtares së Kosovës është afër rikthimin në klubin ku arriti kulminacionin e tij.























