11:09 / 26.05.2021
Abdixhiku bashkë me Hazirin i shkojnë në takim Kurtit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka shkuar në takim kryeministrit Albin Kurti.
Në Ndërtesën e Qeverisë, Kurti dhe Abdixhiku pritet të diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi dhe përbashkimin e spektrit politikë për temat madhore.
Kurti të martën takoi liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Raush Haradinajn, derisa u.d i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj e ka refuzuar një takim të tillë.
Në këtë takim me Kurtin, Abdixhiku është i shoqëruar me nënkryetarin Lutfi Haziri.

























