19:05 / 26.05.2021
15 raste pozitive me koronavirus në Shqipëri, nuk ka të vdekur
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 15 raste të reja pozitive me koronavirus, ndërsa nuk është raportuar për ndonjë rast të vdekjes si pasojë e COVID-19.
Për herë të parë pas 244 ditëve nuk është regjistruar asnjë i vdekur nga COVID-19 në Shqipëri brenda një 24-orëshi.























