06:00 / 28.05.2021
Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Të premten mbahet testi i arritshmërisë. Mbi 26 mijë nxënës të klasave të nënta do t'i nënshtrohen testit.
Të premten arrijnë edhe mbi 100 mijë vaksina në Kosovë.
Mysafir do të jetë Frank Hantke autor i librit “KOMPLOT, ZHDUKJE, ZBULIM”
Alketa Buçaj - koordinatore e “Smart Application Agency”, flet për studimet jashtë vendit.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























