18:50 / 30.05.2021
Selmani feston suksesin historik me Ibrahimovicin
Astrit Selmani pati fatin të gjuante penalltinë vendimtare në finalen e Kupës së Suedisë.
Hammarby fitoi pas ekzekutimit të penalltive kundër Hacken, pasi koha e rregullt u mbyll pa gola 0-0.
Hammarby e fitoi për herë të parë këtë trofe, transmeton Indeksonline.
Ndryshe, Selmani është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës dhe do të grumbullohet të hënën në përgatitje për sfidën me San Marinon.
ashkëpronar në skuadrën suedeze Hammarby është Zlatan Ibrahimovic.
Ai ishte prezent në finalen kundër Hacken, ku vendimtar ishte sulmuesi kosovar Astrit Selmani, pasi shënoi penalltinë vendimtare.
Selmani pas ndeshjes festoi bashkë me Ibrën.
Kujtojmë se kjo ishte hera e parë që Hammarby fitoi Kupën.























