Daut Haradinaj thirrje deputetëve: Nxirrni një ligj për faljen e gjobave
BKT
Lajme

Daut Haradinaj thirrje deputetëve: Nxirrni një ligj për faljen e gjobave

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës, nëpërmjet një postimi në Facebook I është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës. 

Haradinaj u ka bërë thirrje gjithë deputetëve që të nxjerrin një vendim për faljen e gjobave për të gjitha kategoritë biznesore që u gjobitën gjatë këtyre 15 muajve, duke thënë se përtej politikave ditore, duhet marrë një vendim i drejtë dhe duhet dëshmuar uniteti në përkrahje të qytetarëve. 

Postimi i plotë:

Të nderuar ish-kolegë deputetë,

Ju bëj thirrje që të nxirrni një vendim për faljen e gjobave për të gjitha kategoritë biznesore që u gjobitën gjatë këtyre 15 muajve.

Përtej politikave ditore, merreni një vendim të drejtë dhe dëshmoni unitet në përkrahje të qytetarëve tanë.


MË SHUME NGA Lajme