09:49 / 31.05.2021
Media serbe përmend emrat e dy emisarëve për dialogun Kosovë-Serbi
Gazeta serbe, Novosti lakon emrat e dy politikanëve amerikanë si emisarë të mundshëm për dialogun Kosovë-Serbi.
Sipas kësaj gazete, zëvëndës-ndihmës sekretari i i shtetit amerikan, Matthew Palmer mund të jetë emisar i dialogut Kosovë-Serbi.
Gazeta serbe shkruan se emisare pritet të jetë edhe Molly Montgomery e cila vonë u emërua si zëvëndës-ndihmës sekretare e Shtetit për Europën dhe Euroazinë.
Zhvillime konkrete rreth kësaj çështje thuhet se do të ketë gjatë muajit qershor.
Palmer ka qenë shumë aktiv në çështjen e bisedimeve Kosovë-Serbi, duke qenë mjaft i afërt edhe me emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak.























