Manchester City nxjerr në shitje tre titullarë
BKT
Sport

Manchester City nxjerr në shitje tre titullarë

Manchester City ka ndërtuar një skuadër shumë të mirë plot me yje, por rinovimi duhet të ekzistojë vit pas viti dhe konfirmimi i disa yjeve, nxjerr të tjerë jashtë lojë dhe automatikisht në treg.

Phil Foden është bërë i frikshëm në krahun e majtë dhe ka lënë në stol një si Raheem Sterling. Informacionet e fundit janë se Manchester City e ka në shitje sulmuesin.

Gjithashtu edhe mbrojtësit Benjamin Mendy dhe Aymeric Laporte janë në “tezgë” dhe po kërkohet për një blerës. Pikërisht këtu qëndron edhe vështirësia më e madhe.

Pandemia i ka futur klubet të gjithë në krizë dhe do e kenë shumë të vështirë të kryejnë operacione të mëdha. Nga ana tjetër çmimet e të tre lojtarëve janë të kripur.